Dr. Kreshnik Çota

“…kur pasioni ndërthuret me eksperiencën lind cilësia”

Pedagog & Studiues
Mjek Stomatolog
Trajnime në Implantologji
Konferenca & Organizime
Distributor Ekskluziv
REZERVO NJË TAKIM
20+ vite eksperiencë
në fushën e Stomatologjisë

Jeta Akademike

Dr. Kreshnik Çota, përpos karrierës profesionale të klinicistit, gjithashtu jep kontributin e tij në aspektin pedagogjik dentar. Ai angazhohet në një spekter të larmishëm të proceseve formuese, si për publikun e gjerë, po ashtu dhe për profesionistët e sektorit dentar.

Mësimdhënia

Prej 12 vitesh investon në formimin e studentëve të stomatologjisë në universitetet më në zë në Tiranë. Përmes leksioneve, seminareve dhe punës praktike, arrin të transmetojë njohuritë akademike dhe aftësitë profesionale te profesionistët e ardhshëm.

Trajnimet

Organizues i trajnimeve profesionale formuese pasuniversitare në fushën e implantoprotezës dhe endodontisë.

Konferenca ndër vite

Pjesëmarrës aktiv/pasiv në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si pjesë e rëndësishme e azhornimit të tij profesional të vazhdueshëm.

Publikimet në ISSUU

Një cikël publikimesh pa pagesë, drejtuar lexuesit të thjeshtë, studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe profesionistëve të sektorit dentar.

Trajnimet e Implantologjisë
Monofazike

Trajnimet teoriko-praktike me sfond Implantologjinë Monofazike lindin në vitin 2019 me një nismë individuale të Dr. Kreshnikut, i cili përpos rolit të organizuesit, referon dhe një cikël leksionesh në bashkëpunim me emrat më të rëndësishëm ndërkombëtarë të momentit në lëminë e Implantologjisë Monofazike.

Ky trajnim është konsoliduar nga viti në vit duke mundësuar tek pjesëmarrësit një qasje holistike të rehabilitimit implanto-protetikor. Ai ofron një kombinim unik të leksioneve teorike, demonstrimeve praktike dhe praktikës direkte në pacient, duke përcjellë në këtë mënyrë një protokoll operativ kirurgjikal dhe protetikor të thjeshtë, por efektiv.

Kërkesat për një implantologji mini-invazive, me kosto biologjike dhe monetare të përmbajtura, janë gjithnjë e në rritje, duke e bërë një nevojshmëri ekzistencën e këtij trajnimi. Implantologjia Monofazike ofron një alternativë të vlefshme për shumë pacientë, veçanërisht për ata me mungesa të theksuara kockore ose ata që kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe më pak invazive.

Distributor i Linjave Inovative

Kompania AES Albania është një distributor i specializuar në linjat implantare Monofazike, duke ofruar zgjidhje inovative për shëndetin oral. Duke kuptuar sfidat dhe nevojat e profesionistëve të sotëm dentarë, AES Albania sjell në treg një portofol produktesh që revolucionarizojnë trajtimet dentare.

Dr. Kreshnik Çota, i njohur për angazhimin e tij ndaj cilësisë dhe teknologjisë së avancuar, ofron linja implantare të dizenjuara për të thjeshtuar procedurat kirurgjikale dhe për të ofruar rezultate optimale afatgjata për pacientët.

AES Albania
Linjat Implantare
Implantet Monofazike

Rezervoni një Takim me Dr. Kreshnik Çota

Nëse keni pyetje mbi trajnimet në fushën e stomatologjisë, shërbimet dhe trajtimet tona dentare apo dëshironi të rezervoni një konsultë me Dr. Kreshnik Çotën, na kontaktoni. Ekipi ynë do t’ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur.

Plotësoni të dhënat për më shumë informacion

Dërgoni të dhënat tuaja dhe stafi ynë do t’ju asistojë për çdo pyetje ose kërkesë.

Contact Form
sqAlbanian